Suspendohet rreshteri policor që piu alkool gjatë orarit zyrtar të punës

Masë disiplinore/ Suspendohet rreshteri policor që piu alkool gjatë orarit zyrtar të punës

Sinjali.com
17 December 2019 21:31

Policia e Kosovës, ka suspenduar një rreshter policor pas dyshimit të bazuar se gjatë orarit të punës ka dalur në një lokal në Prishtinë.

Suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh me udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore.

Rasti është raportuar nga Gazeta Sinjalipasi një sinjalizues kishte dërguar videon nga vendi i ngjarjes ku shihet polici duke konsumuar alkool gjatë orarit zyrtar të punës.Polici është incizuar në një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Andaj pas shkeljes së bërë, këtij rreshteri policor i është ndaluar ushtrimi i detyrave policore për 48 orë.

Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë gazetarëve dhe mediave për bashkëpunimin e treguar me PK-në, bashkëpunim ky, i cili reflekton edhe në performancën dhe transparencën e Policisë së Kosovës