Arrestohen dhe suspendohen nga puna dy zyrtarë korrektues, dyshohen për korrupsion

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, se zyrtarët korrektues, J .V dhe F. Z, punonjës në Qendrën e Paraburgimit Gjilan janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit janë suspenduar nga puna.

SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare.