Rashiq: Regjimi në Serbi po bën presion ndaj serbëve nga Kosova

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media, ka deklaruar se është shqetësuese që serbët nga Kosova po ndalohen në Serbi, po maltretohen pa asnjë arsye, vetëm e vetëm pse nuk janë simpatizantë të Listës Serbe.

Ai ka bërë të ditur se edhe djali i tij më parë është ndaluar dhe mbajtur me tri apo katër orë, dhe është marrë pyetje nga persona që prezantohen të BIA-s, raporton RTKlive. Rashiq tha se regjimi radikal serb që ka pushtetin në Beograd po bën veprime jo humane ndaj serbëve nga Kosova.

Rashiq theksoi se këto 12 vite ndodh përndjekja e serbe. Rashiq tha se situata është dramatike.

Ai tha se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, është arrestuar të shtunën nga Policia e Serbisë dhe po mbahet në një stacion policie në Rashkë. “Sipas informacioneve që kemi ai do të mbahet deri të hënën, pasi që thonë se gjykatësi nuk është në dispozicion. Kjo është një pjesë e metodologjisë shantazhuese dhe maltretuese”, tha ai.

Rashiq ka kërkuar nga Serbia që urgjentisht të lirohet Nikolla. Ministri nga komuniteteve serb, përmendi edhe rastin e ndalimit të muajve më parë të Rada Trajkoviq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për zgjedhjet në veri në Kosovës, tha se pushteti në Beograd nuk ka qëllim të shkohet në dialog.