Prof. Dr. Zenun Elezaj me mbështetje masive në çdo cep të Klinës/ Prezanton programin për mandatin e ardhshëm

Prof. Dr. Zenun Elezaj, Kryetari aktual i Komunës së Klinës dhe kandidat për një mandat të ri, po vazhdon takimet me qytetarët dhe aktivistët në të gjitha lokalitetet e komunës, duke gëzuar mbështetje të madhe në çdo vendbanim.

Gjatë vizitave të fundit në fshatrat Shtupel dhe Budisalc, Elezaj prezantoi programin dhe vizionin për katër vitet e ardhshme, duke u fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.

“Faleminderit secilit qytetar për pritjen madhështore.
Besimi dhe vlerësimi që keni për ne na bën edhe më përgjegjës e më të përkushtuar për ta çuar Klinën përpara.”, ka shkruar Elezaj, transmeton KLINA info.

Njoftimi i tij i plotë:

Mbështetje masive në çdo vend të Klinës

Në Shtupel e Budisalc mbajtëm takime me aktivistë dhe qytetarë, ku paraqitëm programin dhe vizionin tonë për 4 vitet e ardhshme në Klinë.

Prezantuam edhe projektet e planifikuara për këto lokalitete, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e komunës sonë.

Faleminderit secilit qytetar për pritjen madhështore.
Besimi dhe vlerësimi që keni për ne na bën edhe më përgjegjës e më të përkushtuar për ta çuar Klinën përpara.

Me 12 tetor, votoni 174, për të vazhduar punën e mirë për Klinën.