Kadri Veseli fton qytetarët ta përkrahin PDK-në


Kryetsti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë atij gjatë këtyre ditëve.
Veseli në hapje të fushatës elektorale ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 6 tetorit ta përkrahin PDK-në dhe kandidaturën e tij për kryeministër.