Policia e Kosovës blen 8 qen me procedurë të negociuar

Gjatë këtij muaji , institucioni iu zbatimit të ligjit në vend, Policia e Kosovës, ka blerë gjithsej 8 qen zyrtarë në vlerë prej 44 mijë 944 euro.

Sipas përllogaritjeve një qenë do të kushtoj mbi 5 mijë euro për copë.

Tenderi për blerjen e qenëve është hapur përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë dhe kompania e cila është “Crazy Pet” Sh.P.K Prishtinë.