Përfundon rinumërimi i votave, Albana Bytyqi pritet të jetë deputete e re e AAK-së

n

Sapo ka përfunduar rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve.

Në bazë të informacioneve, në vend të Meliza Haradinaj-Stublla pritet të bëhet deputete Albana Bytyqi.

Meliza Haradinaj-Stublla ka marrë 67 vota më pak se që mori herën e kaluar, shkruan Infokusi. Nga 4,421 vota tani ka 4354.

Albana Bytyqi pas rinumërimit të vota ka marrë 41 vota me shumë se Haradinaj-Stublla./