Ekskluzive: Flet për Klina Info personi që po kërkohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dega- Klinë dhe Istog, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: BESNIK (Jashar) DAUTAJ i lindur me 16.06.1988 në Shtupel-Klinë.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Mashtrim” dhe Vjedhje”.
Por, i dyshuari, Besnik Dautaj ekskluzivisht ka folur për Klina Info.

I njëjti ka thënë që jeton qe 10 vite në Belgjikë, derisa ka mohuar të ketë kryer ndonjë vjedhje në jetën e tij.
Ai madje ka thënë se nuk ka pasur kurrë asnjë telash, vetëm që ka një mosmarrëveshje për shkak të një borxhi me një familjar të tij.