Ky është 66 vjeçari që u gjet i vdekur tek Liqeni

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit mëngjesin e sotëm.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen Policia dhe Zjarrfikësit.

Gazeta ka konfirmuar rastin në Polici, duke marrë vesh që viktima është një 66 vjeçar që quhet Shemsedin Miftari.

Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, mirëpo dihet se dje familjarët e kishin lajmëruar të zhdukur.