Rruga afër lumit Klina e lënë pas dore, banorët kërkojnë asfalt

Investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturën rrugore, por ka qytete që ende s’kanë rrugë të asfaltuara.

Një nga këto është edhe ajo afër lumit Klina në qytetin e Klinës.

Banorët e kësaj pjese, kanë kërkuar nga Komuna që të iu shtrohet rruga me asfalt.

Siç edhe po shihni rruga është përplot baltë, e gjatë motit të keq është e pakalueshme.