PDK në Klinë, deklarohet për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos: Jemi në mbështetje të kërkesave të arsyeshme

Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Klinë, me vëmendje dhe shqetësim po i percjellë ngjarjet e fundit qe kanë të bëjnë me ndërtimit të fabrikës se çimentos në fshatin Dollc.

“PDK me kohë ka dhënë shembull se si respektohen shqetësimet e qytetarëve te shprehura me anë të peticionit, prandaj kërkojmë nga organet Komunale dhe shtetërore te respektojnë vullnetin e qytetarëve të Komunës se Klinës te cilët kundërshtojnë ashpër ndërtimin e kësaj fabrike.
Qeverisja e tanishme komunale është zgjedhur për ti lehtësuar problemet e qytetarëve, nuk është zgjedhur për t’ju shkatërruar jetën kësaj gjenerate dhe gjeneratave të ardhshme.
Kryetari i tanishëm i Klinës qe me profesion është gjeolog, duhet t’ju tregoj qytetarëve të Klinës se cili është motivi qe ai dhe qeverisja komunale e udhëhequr nga ai kanë dhënë leje për ndërtimin e kësaj fabrike?
Ndërtimi i fabrikës se çimentos do te ndikoj në mënyrë te drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, prandaj ne si PDK- Dega në Klinë si në të kaluarën edhe sot jemi krahë qytetarëve dhe do të Jemi gjithmonë në mbeshtetje të kërkesave të arsyeshme”, thuhet në njoftimin e PDK në faqen zyrtare.

SHARE