Vetëvendosje në Klinë, mbështetë protestën gjithëpopullore kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos

LVV – Dega në Klinë, përmes njē njoftimi në faqen zyrtare, ka mbështetur protestën e nesërme që do të mbahet nesër në kundërshtim të ndërtimit të Fabrikës së Çimentos, në fshatin Gremnik.

Ky është njoftimi:

MBËSHTESIM PROTESTËN GJITHËPOPULLORE KUNDËR FABRIKËS SË ÇIMENTOS

Më 14 maj (nesër) qytetarë të komunës tonë kanë organizuar protestë gjithëpopullore, ku pikëtakimi do të jetë te Kodra e Dollcit, me fillim nga ora 12:00.

Siç e dini Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Klinë në kontinuitet ka qenë kundër ndërtimit të kësaj fabrike, prandaj edhe në protestën e nesërme do jetë mbështetje e plotë si aktivizëm qytetar dhe do të jemi te Kodra e Dollcit sepse mendojmë që është çështje jetike ndalimi i ndërtimit të kësaj fabrike.

“Përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve nuk mund të ndodhë duke u’a shkatërruar kushtet jetësore të tyre. Fabrika e çimentos e bën pikërisht këtë gjë. Ndërtimi i saj do të shkatërrojë ambientin jetësor dhe burimet bazike për jetë (ajrin, ujin, ushqimin).”

Ne u bëjmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim të bashkohen KUNDËR ndërtimit të kësaj fabrike dhe PRO jetesës më të mirë dhe të shëndetshme.

Përballë kësaj problematike, duke e parë shqetësimin qytetar, jemi të detyruar që t’i pezullojmë mbledhjet zgjedhore deri në një afat të caktuar.

SHARE