KQZ-ja e rekomandon zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të subjektit politik, Lista Serbe.

Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.

Kjo vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, njofton Klankosova, percjell Klina.info