Para takimit Kosovë – Greqi, vendoset flamuri gjigant “Kuq e Zi”

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duel ky në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat tanë do të mundohen që me gjitha forcat ta mposhtin Greqinë sonte.

Takimi zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ku tashmë po bëhen përgatitjet e fundit para ndeshjes me Greqinë.

Në një fotografi të publikuar sot, nuk mungon as flamuri “Kuq e Zi” i vendosur në një objekt jashtë stadiumit.