Dukagjini synon fitoren e parë në kampionat, Ferizaj kërkon të mos mposhtet – formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Ferizajt në kuadër të xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit nuk dinë për fitore në këto tetë javët e para ku kanë marrë vetëm dy pikë.

Në anën tjetër edhe Ferizaj nuk qëndron mirë, pasi zë vendin e parafundit në tabelë me shtatë pikë.

Vendasit synojnë të marrin tri pikët e para në kampionat sot, derisa mysafirët nga Ferizaj kanë udhëtuar drejt Klinës për mos tu mposhtur.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Dallku, Basriu, Hugo, Zabërgja, Ahmeti, Morina, Mërlaku, Zulfiu, John.

Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Hasanaj, Hyseni, Sadiku, Sefa, Sadriu, Haxhimusa, Ramusa, Ramadani.