Zenun Elezaj shpreh ngushëllime për vdekjen e invalidit të UÇK-sw, Skender Bytyqi

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në FB i ka shprehur ngushëllime familjes Bytyqi nga Zajmi, për vdekjen e më të dashurit të tyre, ish-ushtarit të UÇK-së, Skender Bytyqi.

Ky është postimi i Elezajt:

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bytyqit nga fshati Zajm, i njohur me nofkën Albani.

4
Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Skenderi do të mbahet mend për atdhedashurinë e tij, kontributin e madh në luftë, korrektësinë dhe sinqeritetin.
U prehtë në paqe!