Pamje të rënda: 23 vjet nga masakra në Çirez dhe Likoshan (VIDEO)

Më 28 shkurt 1998 forcat serbe kryen një nga masakrat e para mbi popullatën civile në Kosovë.

Fshatrat Çirez e Likoshan të Skënderajt ishin cak për ushtrinë serbe ku ekzekutuan 20 civilë e katër ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sheremet Sejdiut nga Qirezi iu vranë katër djemtë ndërsa ai kujton se një natë para se të ndodhte sulmi situate ishte e qetë në fshat dhe nuk kishte ndonjë trazirë.

Edhe në Likoshan banorët pohojnë se gjithçka deri në momentin e sulmit para 23 vitesh po zhvillohej normalisht.