Home Blog Page 600
Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësia më të theksuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 16 gradë.
Një kosovar humb jetën aksidentalisht në Zvicër Një 38-vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën aksidentalisht në Zvicër. Bëhet fjalë për Selmon Kastratin, nga fshati Lëbushë të komunës së Deçanit. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale. I riu kishte jetuar dhe punuar në zvicër
Hoxhës Eroll Rexhepi nga Peja në orët e para të mëngjesit të sotëm i është djegur vetura. Sipas tij, i dyshuari ishte gjysmë i maskuar, kur rreth orës 03:07 i kishte vënë flakën veturës së tij. Vetura është djegur e tëra, teksa Rexhepi u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbulojnë se kush e bëri këtë “akt qyqar”. Ky është njoftimi i...
Hiç më pak se 300 mijë euro nga fondi i 3 % ndau qeveria e përkohshme e Bujar Bukoshit për ndërtimin e kësaj shkolle në fshatin Kashicë të Istogut. Shkolla e ndërtuar më 2004 u mbyll vetëm pesë vjet më vonë, me arsyetimin se ka mungesë të nxënësve, raporton Kiks Kosova. Nxënësit e këtij fshati tash vijojnë mësimet në shkollat e...
NËNSHKRUHEN KONTRATAT ME PËRFITUESIT E PROJEKTIT “INTEGRA” Kryetari Zenun Elezaj bashkë me nënkryetaren e Komunës së Klinës, Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Ilir Bacaj, përfaqësues të projektit “Integra”, kanë nënshkruar kontratat me përfituesit e këtij projekti nga komuna e Klinës. Ky është njoftimi i Elezajt: Idetë, planet dhe premtimet që i kemi dhënë në fushatën zgjedhore po vazhdojmë t`i...
Dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar janë përfshirë edhe në raportin e organizatës së madhe, INTERPOL. INTERPOL ka publikuar të përjavshmen e saj “Integriteti në Sport” e cila monitoron zhvillimet kryesore në korrupsionin në sport në mbarë botën, ka njoftuar “boxsoccernews”. Mediat prestigjioze nga Franca kishin raportuar ditë më parë për dyshimet që ekzistojnë për disa ndeshje futbolli në...
Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve, u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit. Në këtë manifestim po marrin pjesë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë, raporton RTK. Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari...
Një 15 vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën në Dibër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë, ku i mituri dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht ndaj së ëmës. 46 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku edhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, shkruan abcnews. I mituri është shoqëruar në komisariat ndërsa është sekuestruar edhe arma...
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka bërë një status në FB. Ai ka çmuar lartë kontributin e mësimdhënësve, derisa me mirënjohje kanë nderuar pensionistët e arsimit. Ky është njoftimi: Sot, në Ditën e Mësuesit, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë nga veteranët e arsimit, të cilët nuk u ndalën asnjëherë në misionin e...
Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 14:45 minuta në fshatin Grabanicë të Klinës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, derisa dyshohet se janë lënduar katër persona. Klina.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa shihet Autoambulanca. Policia e Kosovës dhe njësitet hetimore po merren me rastin./Klina info/

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x