Home Blog Page 2215
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se më datë 16 maj 2020 është planifikuar një fluturim. Për fluturime në kthim, thuhet që pyetjet t’i adresoni në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet, Njoftimi i plotë: NJOFTIM ! Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se me datë 16 Maj 2020, është planifikuar fluturimi si vijon: EW5713...
Një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga virusi i COVID-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 72 persona të shëruar. Rasti i shërimit të këtij pacienti, është konfirmuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike (IRSHP) në Prizren. Me këtë rast të shëruar, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në Komunën e Malishevës, shkon në 72...
Milani rigjen Zlatan Ibrahimovicin. Gjiganti suedez zbarkoi në Malpensa rreth orës 19:35 dhe u nis menjëherë për në qendrën sportive të kuqezinjve, ku do të karantinohet për katërmbëdhjetë ditët e parashikuara nga protokollet. Ibra do të akomodohet direkt në Milanello dhe prandaj menjëherë mund të fillojë stërvitjen, fillimisht individualisht. Një masë që do ta lejojë atë të qëndrojë në formë...
  11 raste janë konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast...
Së fundi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme, kongresistin Eliot Engel. Sipas një komunikate thuhet se u diskutua rreth sfidave të ballafaqimit me pandeminë COVID-19, gjersa Engel informoi Kurtin për gjendjen që po zotëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe brengosjen e qytetarëve amerikanë lidhur me virusin...
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë sot ka pranuar një donacion me pako higjienike nga UNICEF në partneritet me USAID, në kuadër të ndihmave që po japin për institucionet shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19. Shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të...
Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit. Tashmë edhe çështja për rifilimin e futbollit, ka ngritur shumë polemika te disa skuadra kosovare. Kurse gjatë ditës së sotme Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës ka dalë me një komunikatë ku shkruan se së bashku me kapitenët e skuadrave të Superligës janë...
Shumë biznese në Kosovë kanë pësuar humbje të mëdha nga masat emergjente për parandalimin e koronavirusit. Në mënyrë që të rimëkëmben pas pandemisë, këtyre bizneseve iu nevojiten mjete financiare, ku qasja në këto para në Kosovë çdo herë ka qenë e vështirësuar. Përfaqësues të bizneseve në vend thonë se bankat komerciale në Kosovë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se janë anuluar fluturimet për datën 13 maj. Siç bëhet e ditur në këtë njoftimi, detajet e këtyre anulimeve do te jepen nga kompanitë ajrore. “NJOFTIM ! Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se fluturimet e datës 13 Maj janë anuluar. Për më shumë informacion ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet  në...
Sot u bën 10 vite që tragjikisht ndërroj jetë në Tropojë nipi im nga Kpuzi i Klines ish luftëtari i UÇK -UÇPMB-UÇK dhe ish epror i TMK. Ma shumë e deshe atdheun se çdo gjë për ty primare ishte liria e Kosoves dhe viseve të robëruara nën ish Jugosllavinë fashizoide prandaj braktise dhe Zvicren e komoditetin duke qenë nga të...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x