Home Blog Page 1654
Nesër do të mbërrijnë në Kosovë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin. Madje, sipas njohësve të procesit të dialogut, liderëve institucionalë...
Aksionet e policisë në Mitrovicën e Veriut në disa raste rezultuan të pasuksesshme pasi pati rrjedhje të informacioneve. Inspektorati Policor po dyshon mund të ketë zyrtarë policorë të përfshirë në shpërndarje të informatave dhe se tashmë kanë filluar hetimet për zbulimin e këtyre personave. Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i IPK-së, tha për RTK se dyshon se për këto informacione po dalin...
Protesta e djeshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike mblodhi një numër të konsiderueshëm të qytetarëve në sheshet e Prishtinës. Po, me të arritur marshi protestues në Sheshin “Skënderbeu”, hasi ne policinë, e cila ishte e përgaditur për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në ndërtesën e Qeverisë. Sipas raportit policor, katër zyrtarë policor janë sulmuar nga protestuesit, teksa tre prej tyre...
33 mijë e 952 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë. Në 24 orët e kaluara nga 14 mijë e 479 testime, tre mijë e 628 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje prej këtij virusi. Janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 991. Gjatë 24 orëve...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare.
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare.
Varianti i ri i Covid-19, i quajtur BA.2, është 1,5 herë më infektues sesa Omicron. Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët danezë, të cilët thonë se në vendin e tyre tashmë varianti i ri është më dominant. “Kemi të dhëna se është më i transmetueshëm, sidomos tek të pavaksinuarit, por infekton edhe personat me të treja dozat”, tha Tyra Grove...
Pjesëmarrja e shumë qytetarëve në komunikacion padyshim se shpesh herë ka rritur edhe rrezikun e aksidenteve si dhe ndodhive të tjera të cilat ndodhin pikërisht nga drejtuesit e automjete. Duke pasur parasysh pikërisht numrin e madh të pajisjes me patentë shoferë, si dhe numrin e madh të aksidenteve lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të kuptuar se sa është...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për protestën e organizuar nga PSD kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Sipas njoftimit, nga kjo protestë janë lënduar tre zyrtarë policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Njoftimi: Sot rreth orës 14:00, në sheshin “Skëderbeu” në Prishtinë, një numër i konsiderueshëm personash kanë zhvilluar një aktivitet protestues. Në përputhje me autorizimet ligjore, Policia...
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka konfirmuar se në protestën e sotme që u organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, kanë marrë pjesë rreth 3000 protestues. Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se nuk janë respektuar masat anti-Covid dhe distanca sociale. Protesta ishte e qetë për shkak të organizimit...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS