OVL UÇK në Klinë dhe Kryetari Zenun Elezaj kujtojnë dëshmorin Faton Gashi në 24 vjetorin e rënies heroike

Dega e OVL UÇK-së në Klinë në krye me Hajdin Balaj, dhe i pari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të dëshmorit të kombit, Faton Gashi në njëzetë e katër vjetorin e rënies heroike.

Sot, po ashtu, në një vjetorin e shkuarjes në amshim, ata kujtuan edhe veteranin e luftës Skender Bytyqin.
“Mirënjohje për të gjithë luftëtarët e lirisë!
Përulemi para veprave heroike të dëshmorëve të kombit!

LAVDI”, tha kryetari Elezaj.
Në këtë përvjetor morën pjesë edhe bashkëpunëtorë dhe familjarë të heroit Gashi.