Zenun Elezaj uron besimtarët myslimanë për ardhjen e Muajit të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Ky është postimi i Elezajt:

Po fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muajit të paqës e mëshirës, që reflekton mirësi, zgjon dëshirën për të bërë mirë e per solidaritet dhe përmirëson marrëdhëniet midis njerëzve.
Për të gjithë besimtarët e fesë myslimane urimet më të sinqerta për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!

Zoti u mundësoftë dhe ua pranoftë agjërimin!