Nxënësit e IAAP “Fehmi Agani” do ta ndjekin praktikën profesionale në bizneset e NORA Market, GLLAREVA Sh.P.K. dhe AMO Sh.P.K

IAAP “Fehmi Agani”, në Klinë po vazhdon marrëveshjet me biznese në dobi të mësimnxënies në vendin e punës.

Nxënësit nga drejtimi i Ekonomisë, Operator të prodhimit dhe Agrobiznesit nga sot kanë mundësi që të ndjekin praktikën profesionale në bizneset: NORA Market Sh.P.K., GLLAREVA Sh.P.K. dhe AMO Sh.P.K.

Drejtori i shkollës Z. Sami Bardheci dhe Bujar Morina, pronar dhe përfaqësues i bizneseve në fjalë, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, duke u bazuar në kërkesat e shkollës dhe ligjeve në fuqi dhe nga nevojat e nxënësve.

Duke u bazuar në këtë marrëveshje, tani nxënësit e shkollës sonë kanë mundësi që të ndjekin praktikën profesionale në disa degë të industrisë së këtyre firmave dhe mendohet se njohuritë dhe mundësitë e marrjes së përvojave janë mjaft të mira. Gjithnjë e më shumë shkolla jonë po hap shtigje të reja në rrugën e mësimdhënies dhe praktikës në vendin e punës.