Vdes ikona e spitalit të Pejës, punoi 44 vite në Infektive

Ka ndërruar jetë njëra nga infermieret më të njohura në katër dekada në spitalin e Pejës, Cyme Kelmendi.

E ndjera ishte pensionuar vitin e kaluar pas 44 vitesh punë në këtë spital.

Kelmendi ishte pjesë e repartit të Infektives.

Varrimi i së ndjerës bëhet sot më datë 4 shtator 2023 në ora 14 në varrezat e fshatit të lindjes Kosuriq./