Hoxhë Blerim Musliu nisë aksionin për shpërndarjen e druve

Bamirësia nuk njeh dallime. Këtë e dëshmon më së miri edhe hoxha nga Klina, Blerim Musliu.
Ai sot përmes rrjetit social FB ka bërë të ditur se ka nisur aksionin për shpërndarjen e druve për familjet nevojtare.

“Familja e parë që e zgjodhëm ishte një familje e besimit krishter.
Motoja jonë është që të punojmë së bashku për qytetarët tanë, pa i publikuar pamjet e familjarëve, gjithnjë për t’ua ruajtur dinjtitetin e tyre.
Zoti ua shtoftë bereqetin dhuruesve të pasurisë së tyre”, shkruan Musliu.