Nga nesër hyn në fuqi një rregull i ri në Spitalin e Pejës

Spitali i përgjithshëm i Pejës ka marrë një vendim të ri.

Sipas njoftimit të këtij spitali, nga nesër vizitorët nuk do të mund të hyjnë më nga dera e emergjencës.

Ky rregull ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Vizitat lejohen vetëm nga ora 13:00 – 14:00 gjatë ditës dhe 21:00 – 21:30 gjatë natës”, thuhet në njoftim, raporton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

📢 Nesër hyn në fuqi vendimi i ri!

📍 Prej 16 qershorit, vizitorët nuk do të mund të hyjnë më nga dera e emergjencës.

👉 Vizitat lejohen vetëm:

🕐 13:00 – 14:00

🌙 21:00 – 21:30

🚪 Hyrje: Kirurgji & Internistik

🛡 Ky rregull mbron shëndetin tuaj dhe të tjerëve.

🙏 Faleminderit për mirëkuptimin – bashkë për një spital më të sigurt!

#RespektoOrarin #spitaliipërgjithshëmpejë #VizitaMeRregull