KY ISH-ZYRTARI I AAK-SË I BASHKOHET PDK-SË

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe ish-zyrtari i AAK-së, Januz Salihaj  sot iu ka bashku Partisë Demokratike të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.

Veseli përmes një postimin të tij, ka thënë se Salihaj gjithmonë ka  kundërshtuar  përpjekje politike për ti sitetmuar njerëzit mbi  bazën e nepotizmit.

“Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë.Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe. Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit” ka shkruar Veseli

Vlenë të theksohet  se Januz Salihaj  në prill të këtij viti u largua nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.