Vdes nga Covid-19 veteranja e arsimit

Ka vdekur sot veterania e arsimit Hajrie Rrecaj.

E ndjera ishte e infektuar me Covid-19.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar bashkëshorti Naim Rrecaj.

“Po, ka vdekur prej Covid-19. Ka qenë e shtrirë në Klinikën Infektive që nga data 28 qershor. Ajo ka përdorur barëra si shumë që përdorin për tension”.

Hajrie Rrecaj, për herë të parë, mori ditarin në dorë në vitin 1977, në shkollën fillore Emin Duraku komuna e Orllatit. Pas tri vitesh filloi punën në Drenas dhe punoi 15 vite me radhë, si mësuese e mësimit klasor.

Në komunën e Prishtinës ajo filloi punën në vitet e 90-ta në shkollën Asim Vokshi deri në mbarimin e luftës dhe pastaj e vazhdoi punën në shkollën Faik Konica.

Njoftimi është bërë edhe nga kolektivi i shkollës fillore “Faik Konica”.