Nga 4 qershori e deri më tani janë kryer mbi 100 mijë teste

Derisa Kuvendin po vazhdon diskutimin në lidhje me situatën pandemike në vend, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka folur në lidhje me situatën aktuale në terren dhe me punët që ai së bashku me ministrinë dhe institucionet shëndetësore po bëjnë gjatë kësaj periudhe,

Ai ka thënë se që kur ka marrë mandatin me 4 qershor e deri më 16 nëntor në mbarë vendin janë kryer mbi 100 mijë teste, saktësisht 104 mijë e 60 testime.

Ai ka thënë tutje se janë pajisur qendrat e mjekësisë rajonale me aparatura të nevojshme për të kryer sa më shumë teste.