55 pacientë me koronavirus në Infektivë, 1 në gjendje të rëndë

55 raste me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Nga këto raste, 45 prej tyre janë në gjendje stabile, 9 në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sipas Klinikës Infektive, njëri nga pacientët që ndodhet në mjekim intensiv është në gjendje kritike, në ventilim mekanik, raporton Indeksonline.

Mbrëmë u konfirmuan edhe 32 raste të reja me COVID-19, duke e quar kështu numrin e të infektuarve në 763, 166 të shëruar dhe 21 viktima.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste.

Prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.

Gjendja e pacientëve është si vijon:

45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe.