Qeveria e Kosovës sot ka miratuar grupin punues ndër-institucional për integrim të Kosovës në NATO.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar grupin punues ndër-institucional për integrim të Kosovës në NATO.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se me themelimin e këtij grupi synohet avancimi i procesit të integrimit të Kosovës na NATO si dhe Kartën e Adriatikut A5.

Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Duke pasur parasysh prioritetin e Kosovës për anëtarësim në NATYO, MPDJ ka propozuar formimin e grupit ndërinstitucional për integrimin e vendit tonë në NATO. Objektivat kryesore të këtij grupi do të kenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në partneritetin për paqe, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, fuqizimi i Republikës së Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar të sigurisë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ndërkaq ministrja Donika Gërvalla tha se është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet urgjentisht në NATO.