Nesër mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër nga ora 14:00 për të shqyrtuar një sërë projektligjesh, por edhe çështje të tjera.

Në rendin e ditës është i përfshirë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e kryesisë, përgatitjet për seancën plenare të radhës dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se për shkak të situatës dhe masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit shqiptar,Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,Propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes