Vdes një grua, ra nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Një person i gjinisë femërore ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Lajmi e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët thanë se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 22:40.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”