Policia i gjen armë e fishekë rahovecasit të dyshuar për vrasjen e para 5 muajve

Një personit nga Rahoveci i është bastisur shtëpia, ku i janë gjetur një pistoletë , një çantë e armës me leje të armës me afat të skaduar, një pushkë gjuetie me  leje me afat të skaduar dhe 12 copë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt,

I arrestuari është i dyshuar se ka kryer një vrasje të rëndë më 27 shkurt rreth orës 14:00, ndërsa bastisja e shtëpisë së tij u bë më 15 korrik.

Ai tani akuzohet për dy vepra penale, “ Vrasje e rëndë” dhe “Shitje, mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 15.07.2020 është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shitje, mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve” me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë , një çantë e armës, me leje të armës me afat të skaduar, një pushkë gjuetie me leje me afat të skaduar dhe 12 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./

SHARE