Loja e Shahut dhe COVID-19…? Nga Dr .Jetulla Pantina

Loja e Shahut dhe COVID-19…?

Për të gjithe ne është e njohur loja e Shahut dhe logjika e saj. Lojë kjo në të cilën duhet mbrojtur Mbreti edhe nëse vije në pyetje që të sakrifikohet çdo gjë.
Por a thua çfarë logjike dhe çfarë lidhshmërie ka në mes të kësaj loje dhe COVID-19…?

Logjika e përbashkët është në atë se i tërë mekanizmi shtetërorë është vënë në mbrojtje të popullit, që figurativisht paraqet mbretin në lojën e shahut. Por, që loja është duke u luajtur me metodë të gabuar pasi që vija e parë e frontit është e rrezikuar nga momenti në moment. E si po ndodh kjo…?

Në një QKMF gjatë një ndërrimi kujdestarie ka më së paku dhjetë persona nga personeli mjeksore. E që gjatë një vizite të një të prekuri me COVID-19 duhet që të izolohet i tërë stafi mjeksor që ka qenë në kontakt me të. Kjo i bie që një ndërrim e ka thuajse të pamundur që të kujdestaroj më shumë se dy apo tre here. Pra, mbrenda muajit do duhet që të izolohet i tërë stafi mjeksor që aktualisht është duke shërbyer në vend.

Andaj, unë si puntorë i Urgjencës, u bëjë thirrje organeve kompetente që fokusin e tyre ta drejtojnë tek stafi mjeksore dhe jo tek gjërat materiale ngase ato vetvetiu nuk mund të shërbejnë.
Ne kemi strategjinë por nuk e kemi autoritetin ngase zërin tonë nuk është duke e dëgjuar askush…

Andaj, për aq sa ruajmë vijën e parë të frontit për aq i japim mundësi vetes që të vazhdojmë betejën dhe të shtojmë shanset për mboshtje dhe triumf me minimizim të pasojave…