KJO ËSHTË GJENDJA E PACIENTËVE ME COVID-19 NË SPITALIN E PEJËS

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se 20 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar.

Sipas njoftimit thuhet se dy pacientë janë në gjendje të rëndë,

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, “5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 197 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 205 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,053 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 143 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 83 Rëntgena, 41 EHO dhe 19 CT-ja. /