KE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kusht në rrugën evropiane për të dyja shtetet

Si Kosova ashtu edhe Serbia nuk kanë filluar ende zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese për palët dhe pjesë e rrugëve të tyre evropiane. Palëve u kërkohet të fillojnë të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të fillojnë zbatimin pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/BKShS).

Si Kosova ashtu edhe Serbia nuk kanë filluar ende zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese për palët dhe pjesë e rrugëve të tyre evropiane. Palëve u kërkohet të fillojnë të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të fillojnë zbatimin pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/BKShS).

Kështu thuhet në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën 2023, ku theksohet se Kosova pritet të fillojë procesin që çon në themelimin e A/BKShS bazuar në propozimin evropian të paraqitur palëve më 21 tetor të vitit 2023 dhe Serbia pritet të mbështesë këtë proces dhe të fillojë paralelisht të përmbushë obligimet e tyre kryesore nga Marrëveshja.

“Formalitetet, duke përfshirë edhe miratimin, nuk duhet të pengojnë përparimin në zbatim. Palët gjithashtu kanë detyrimin të zbatojnë plotësisht të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar. Konstruktiviteti i Palëve do të vlerësohet bazuar në performancën e tyre të zbatimit. Këshilli Evropian më 26 tetor të vitit 2023 shprehu keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj si dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe e mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit.18”, thuhet në raport.

Pjesë nga raporti:

3. MARRËDHËNIET E MIRA FQINJËSORE DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal përbëjnë një pjesë thelbësore të procesit të integrimit evropian të Kosovës. Ato kontribuojnë në stabilitetin, pajtimin dhe një mjedis të favorshme për adresimin e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë së së kaluarës. Kosova ka mbajtur angazhimin e saj në një sërë nismash të bashkëpunimit rajonal, si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (MTLEQ), Komuniteti i Energjisë, Komuniteti i Transportit, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJ) dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR).

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor të vitit 2022 u zhvillua për herë të parë në rajon, në Tiranë. Samiti u fokusua në mbështetjen për rajonin në fushat e energjisë dhe migracionit, si dhe në bashkëpunimin rinor, roaming, “korsitë e gjelbra” dhe progresin e përgjithshëm në zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimit.

Në tregun e përbashkët rajonal, një përparim politik u arrit në Samitin e Procesit të Berlinit në Berlin në nëntor 2022, ku liderët miratuan tre marrëveshjet e mobilitetit për kualifikimet e arsimit të lartë, për kualifikimet profesionale dhe për lëvizjen e lirë me karta identiteti. Kosova ka ratifikuar të trija marrëveshjet e mobilitetit dhe ka depozituar instrumentet përkatëse të njoftimit. Një numër vendimesh të rëndësishme të miratuara në nivel teknik brenda MTLEQ -s mbeten të bllokuara.

Kosova në përgjithësi mban marrëdhënie të mira bilaterale me vendet e tjera në zgjerim dhe shtetet fqinje anëtare të BE-së.

Marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës me Shqipërinë mbeten të mira në përgjithësi. Në korrik të vitit 2022, presidenti shqiptar Meta zgjodhi Kosovën si destinacion të vizitës së tij të fundit zyrtare përpara se të përfundonte mandatin e tij si president. Në gusht të vitit 2022, presidenti Begaj bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe Presidentja e Kosovës Osmani priti përsëri Presidentin Begaj në Prishtinë në shkurt të vitit 2023. Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës mbajtën takimin e parë të përbashkët në nëntor të vitit 2022.

Nuk ka pasur asnjë ndryshim në marrëdhëniet formale të Kosovës me Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Të dyja vendet mbajnë një regjim të rreptë vizash. Takime dypalëshe u zhvilluan herë pas here në margjinat e samiteve rajonale dhe shumëpalëshe. Një iniciativë për thjeshtimin e procedurës së vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është ende në pritje.

Kosova ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Malin e Zi. Gjatë gjithë periudhës raportuese, u zhvilluan disa takime në nivel kryeministrash dhe ministrat e jashtëm në margjinat e ngjarjeve ndërkombëtare dhe rajonale. Marrëdhëniet dypalëshe u përmirësuan me vizitën zyrtare të Presidentit të Kosovës në Mal të Zi në shkurt të vitit 2023 dhe vizitën e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë në prill të vitit 2023.

Kosova vazhdoi të gëzojë në përgjithësi marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, ku Presidentja e Kosovës Osmani bëri një vizitë zyrtare në prill të vitit 2023. Kontakte të tjera ndërmjet liderëve politikë u zhvilluan në margjinat e ngjarjeve ndërkombëtare dhe rajonale.

Kosova vazhdoi të mbajë marrëdhënie të mira me Turqinë, përfshirë në sektorin politik, ekonomik dhe kulturor. Kryeministri i Kosovës Kurti vizitoi Turqinë në shkurt të vitit 2023. Kosova siguroi 36 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një operacion ndërkombëtar humanitar në përgjigje të tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit të vitit 2023.

Gjeorgjia, Republika e Moldavisë dhe Ukraina nuk kanë marrëdhënie formale me Kosovën, pasi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Parlamenti i Moldavisë, megjithatë, përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian më 1 qershor të vitit 2023, amendoi ligjin për vizitorët nga vendet e treta duke i lejuar përfaqësuesit e Kosovës të marrin viza për pjesëmarrje në takimet ndërkombëtare të mbajtura në Moldavi.

4. NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar edhe në periudhën raportuese me takime të rregullta në nivel të liderëve dhe kryenegociatorëve. Pas muajsh negociatash intensive dhe me mbështetjen e partnerëve kryesorë, palët arritën një Marrëveshje për Rrugën drejt Normalizimit në Bruksel më 27 shkurt 2023 dhe ranë dakord për aneksin e zbatimit të saj në Ohër, Maqedonia e Veriut, më 18 mars 2023. Si pjesë e Marrëveshjes, Palët vunë re se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë.

(17* Aneksi i Zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Ky Aneks përbën një pjesë integrale të Marrëveshjes. Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha Nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët vërejnë se menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, lehtësuesi i BE-së do të fillojë procesin për të ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente. Për të zbatuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut siç përcaktohet nga Lehtësuesi i BE-së. Palët bien dakord të krijojnë një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditëve. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit. Për të zbatuar nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve për të krijuar një paketë investimi dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht. Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Rendi i paragrafëve i këtij Aneksi nuk cakton rendin e zbatimit të tyre. Kosova dhe Serbia pajtohen të mos bllokojnë zbatimin e asnjë prej neneve. Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, ky Aneks ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja)

Si Kosova ashtu edhe Serbia nuk kanë filluar ende zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese për palët dhe pjesë e rrugëve të tyre evropiane. Palëve u kërkohet të fillojnë të angazhohen në mënyrë më konstruktive dhe të fillojnë zbatimin pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe (A/BKShS). Kosova pritet të fillojë procesin që çon në themelimin e A/BKShS bazuar në propozimin evropian të paraqitur palëve më 21 tetor të vitit 2023 dhe Serbia pritet të mbështesë këtë proces dhe të fillojë paralelisht të përmbushë obligimet e tyre kryesore nga Marrëveshja. Formalitetet, duke përfshirë edhe miratimin, nuk duhet të pengojnë përparimin në zbatim. Palët gjithashtu kanë detyrimin të zbatojnë plotësisht të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar. Konstruktiviteti i Palëve do të vlerësohet bazuar në performancën e tyre të zbatimit. Këshilli Evropian më 26 tetor të vitit 2023 shprehu keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj si dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe e mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit.18

Përkundër përfundimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, Dialogu është penguar gjatë gjithë periudhës raportuese nga një sërë zhvillimesh dhe krizash negative në veri të Kosovës të shkaktuara nga veprimet e njërës ose të të dyja palëve. Kosova ka kryer një sërë veprimesh të tilla në veri të Kosovës, duke përfshirë praninë e shtuar të policisë speciale të Kosovës dhe shpronësimin e tokës, të cilat kanë krijuar pakënaqësi të gjerë në mesin e popullatës lokale serbe të Kosovës dhe kanë ndikuar negativisht në Dialog. Dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës – policia, gjykata dhe administrata – në nëntor të vitit 2022, bllokimet e rrugëve në veri të Kosovës si reagim ndaj arrestimeve të serbëve të Kosovës në dhjetor të vitit 2022, si dhe bojkoti i zgjedhjeve të parakohshme lokale në prill të vitit 2023 nga serbët e Kosovës e dëmtoi më tej Dialogun dhe e përkeqësoi atmosferën negative rreth tij. Si rezultat i largimit të serbëve të Kosovës nga të gjitha institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, zgjedhjet e pjesshme u mbajtën në katër komunat me shumicë serbe të Kosovës në veri të Kosovës më 23 prill të vitit 2023. Përderisa zgjedhjet u mbajtën në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, jo të gjitha partitë dhe komunitetet e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë dhe për të votuar në zgjedhje, duke rezultuar në një pjesëmarrje të ulët rekord, e cila nuk ofron zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna.

Përderisa nuk kishte pasur progres në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të miratuar në qershor të vitit 2022, marrëveshja tentative në gusht të vitit 2023 ndërmjet kompanive komerciale KEDS dhe Elektrosever për shtrirjen e funksioneve potencialisht shënon një hap të rëndësishëm përpara në zbatimin e Udhërrëfyesit. Palët tani pritet të mundësojnë shpejt nënshkrimin e marrëveshjeve të jashtëzakonshme komerciale dhe teknike ndërmjet dy kompanive për të siguruar që njerëzit që jetojnë në katër komunat me shumicë serbe të Kosovës në veri të fillojnë të paguajnë për energjinë elektrike që konsumojnë.

Gjatë periudhës së raportimit, palët ranë dakord dhe miratuan deklaratën politike për Personat e Zhdukur në maj të vitit 2023. Palët inkurajohen të fillojnë zbatimin e deklaratës menjëherë dhe, si hap i parë, bien dakord me Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët që do të krijohet sipas deklaratës.

Kur është fjala për situatën aktuale për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut:

– Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës në prill të vitit 2023, shkelin detyrimet e Serbisë për dialog dhe ato përbëjnë një kthim të rëndë prapa në përputhjen e Serbisë me “Marrëveshjen e Parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve” të prillit 2013 dhe shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Drejtësisë të vitit 2015. Serbisë i kërkohet të inkurajojë serbët e Kosovës që të kthehen menjëherë në institucione dhe Kosova të mundësojë që ky kthim të ndodhë. Që nga nëntori i vitit 2022, asnjëra palë nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Rekrutimi i kadetëve të rinj të policisë serbe të Kosovës, i ndërmarrë nga Policia e Kosovës, megjithëse i mirëpritur, nuk ka ndjekur procedurat në përputhje me marrëveshjet e Dialogut.

– Ende nuk ka pasur progres të mëtejshëm në zbatimin e Marrëveshjes së gushtit 2015. Ndërsa BE-ja mirëpret prezantimin e një draft-statuti të parë të A/BKShS në Dialogun e Nivelit të Lartë në maj të vitit 2023, drafti i paraqitur nuk është në përputhje me Marrëveshjet përkatëse të Dialogut. Një propozim evropian për themelimin e A/BKShS në Kosovë iu paraqit palëve më 21 tetor të vitit 2023. Formalitetet, duke përfshirë edhe miratimin nuk duhet të pengojnë përparimin në zbatim. Kosova dhe Serbia tani nxiten që të angazhohen në mënyrë konstruktive në krijimin e A/BKShS pa vonesa, kushte apo pengesa të mëtejshme. Ky detyrim është pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, të cilën Palët pritet ta avancojnë, pa vonesë ose parakushte, siç kujtohet nga Këshilli Evropian në tetor 2023. Çështja e strukturave të drejtuara nga Serbia duhet të trajtohet në të njëjtin kontekst.

– Punimet në urën e Mitrovicës kanë kohë që kanë përfunduar dhe Serbia pritet të angazhohet në mënyrë konstruktive për të lejuar që ura të hapet për qarkullimin e automjeteve pa pengesa. Çdo vendim për hapjen e urës duhet të miratohet dhe të koordinohet në Dialog.

– Sa i përket marrëveshjeve të Dialogut Teknik (2011-2012), disa nuk janë ose janë vetëm pjesërisht duke u zbatuar. Derisa të gjenden zgjidhje të qëndrueshme, të dyja palët duhet të mbeten të përkushtuara për zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes për përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale dhe të mos bllokojnë punën e forumeve rajonale për mosmarrëveshjet dypalëshe. Zbatimi i marrëveshjeve të kadastrës dhe pranimi i diplomave universitare është ende në pritje për shkak të mos zbatimit nga Serbia. Serbia gjithashtu duhet të adresojë ende çështjen e zhvendosjes së strukturave doganore administrative serbe me emërtim të Kosovës që operojnë nga brenda Serbisë dhe të ndalojë lëshimin e dokumentacionit ose vendosjen e vulave me emërtim që bie ndesh me marrëveshjen përkatëse