Dukagjini konfirmon largimin e 11 futbollistëve, këta janë emrat

Klubi i Futbollit Dukagjini, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me 9 futbollistë dhe dy të tjerë janë huzuar.

Futbollistët që janë larguar janë: Stefan Nikolic, Victor Lindenberg, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Donat Hasanaj, Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Jean Carioca dhe Liridon Palushaj, për arsye familjare”, thuhet në njoftimin e klubit,

Gjithashtu janë huazuar dy futbollistët e rinj: Art Zenunaj dhe Abedin Merlaku.

Ndërsa klubi futbollistik Dukagjini, ka njoftuar se kanë vazhduar kontratat me këta futbollistë: Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arbër Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti Melos Zenunaj, Vitor Hugo, Labinot Jashanica, Rion Selimi, Met Millaku, Granit Elezaj dhe Henry Chibueze. Ndërsa nga akademia e klubit është bashkuar Vlerson Berisha.

“Ndërkohë, rreth përforcimeve të reja do të njoftoheni shumë shpejt.”, thuhet në njoftim