Mbyllet pjesa e parë me një gol të shënuar në ndeshjen Malisheva – Dukagjini

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit.

Dukagjini ka shkuar në pushim me epërsi minimale 0-1 ndaj Malishevës në stadiumin ‘Liman Gegaj’, shkruan Sheshi.info.

Ergyn Ahmeti është realizator i golit të parë në minutën e 44-të, gol ky që vendosi epilogun e 45 minutave të para.

Vendasit patën mundësi të mirë shënimi në minutën e 25-të të takimit kur kapiteni, Dren Kryeziu goditi shtyllën e djathtë të portierit, Muhaxhiri.

Nëse ndeshje mbyllet me këto shifra, Malisheva e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e tetë me 18 pikë, ndërkohë Dukagjini do të jetë i shtati me dy pikë më shumë.