MASHT tregon kur do të fillojë pushimi dimëror

Për dallim nga vitet tjera, pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë do të filloj në fund të muajit dhjetor.

Zëdhënësja e MASHT-it Iliriana Pylla, ka bërë të ditur se procesi mësimor do të përfundoj më 30 dhjetor ndërsa pushimi do të nis nga data 31 dhjetor.

“Pushimi planifikohet të jetë prej 30 dhjetorit deri më 10 janar, megjithatë megjithatë mund të ndryshojë në bazë të situatës epidemiologjike apo si pasojë e kushteve atmosferike”, tha Pylla.

Viti shkollor ka filluar me vonesë për shkak të situatës me COVID-19, prandaj orët e humbura pritet të zëvendësohen.