Elezaj u takua me kolonelin e KFOR-it, Francesco Maioriellon

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj është takuar me kolonelin e KFOR-it, Francesco Maioriellon.
Këtë e ka bërë të ditur vet Elezaj përmes një postimi në faqen zyrtare FB. Ku ndër të tjera ka njoftuar se me kolonelin ka biseduar lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës, zhvillimet e fundit infrastrukturore, ekonomike si dhe situatën me pandeminë.
Ky është postimi i tij:

Ishte kënaqësi të pres në takim kolonelin e KFOR-it, Francesco Maioriello-n, nga Komanda Rajonale-Perëndim (RC-ë), me të cilin kemi diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës, zhvillimet e fundit infrastrukturore, ekonomike si dhe situatën me pandeminë.
Falënderova kolonelin Maioriello për vizitën dhe ndihmën e ofruar nga KFOR-i dhe e informova për projektet e realizuara në Komunën e Klinës, me theks të veçantë projektet për minoritetetTakim me kolonelin e KFOR-it, Francesco Maioriellon
Ishte kënaqësi të pres në takim kolonelin e KFOR-it, Francesco Maioriello-n, nga Komanda Rajonale-Perëndim (RC-ë), me të cilin kemi diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës, zhvillimet e fundit infrastrukturore, ekonomike si dhe situatën me pandeminë.
Falënderova kolonelin Maioriello për vizitën dhe ndihmën e ofruar nga KFOR-i dhe e informova për projektet e realizuara në Komunën e Klinës, me theks të veçantë projektet për minoritetet