Pushimi dimëror në shkolla do fillojë nga 30 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 10 janar

Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të fillojë nga 30 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Ilirjana Pyllla.

“Pushimi planifikohet të jetë prej 30 dhjetorit deri më 10 janar, megjithatë megjithatë mund të ndryshojë në bazë të situatës epidemiologjike apo si pasojë e kushteve atmosferike”, tha Pylla.

Në vitet paraprake pushimi dimëror në shkolla ka filluar me datën 23 dhjetor.