Policia arreston një person në kërkim, mashtroi qytetarët duke kërkuar para kinse për shërim

Policia arreston një person në kërkim, mashtroi qytetarët duke kërkuar para kinse për shërim

Një person është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme.

M.K dyshohet se kishte kërkuar para nga qytetarët kinse për shërim duke i mashtruar dhe duke përfituar nga ata.

Ai ishte në kërkim nga organet e rendit që nga 17 qershori i vitit të kaluar.

“Më datën 04.04.2022, pas një pune hetimore dhe operative dhe pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim, gjendet në një lokal në Prishtinë, Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë ‘FAST ILECU’, ka bërë arrestimin e të dyshuarit. M.K.( 1986) për veprën penale “Mashtrim”.

“Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare”.

“Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit personin në fjalë, e ka shpallur në kërkim policor”.

“Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”.