Zjarr në një banesë në Prishtinë, shpëtohen banorët e ndërtesës që ishin në ballkon (foto)

Një banesë është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë. Dyshohet se është djegur ora e rrymës.

Disa nga banorët shihet se kanë mbetur brenda ndërtesës, në ballkonin e saj, derisa ekipi i zjarrfikësve ka arritur në vendin e ngjarjes dhe i ka shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe qendra emergjente.

Pas evakuimit të banorëve, policia bashkërisht edhe me faktorët e tjerë relevant po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat nën të cilat ka ndodhur rasti.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njehësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë.

Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar.

Në këtë rast pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale./Klina info/