Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve në vend

Pas reshjeve të mbrëmshme të borës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se gjendja e rrugëve është e mirë dhe ato janë të kalueshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, kujdes të shtuar duhet të kenë shoferët në viset malore

Sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal dhe të autudhëve gjendja e rrugëve është e mirë. Të gjitha janë te qarkullueshme përpos ne viset malore me duhet vozitur me kujdes të shtuar. Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve”, thuhet në njoftim.

Ministria bën të ditur se edhe rrugët malore për Kullë, Bogë e Bajgorë janë të hapura.