Në Gjurgjevik të Madh asfaltohen disa rrugë

Në fshatin Gjurgjevik i Madh të Komunës së Klinës, sot është bërë asfaltimi i 1000 metra rrugë në disa lagje.
Financimi i këtij projekti është bërë nga Komuna e Klinës, ndërsa punëkryers është kompania Benita Group & Gurëbardhi & Asfalt Group sh.p.k.
Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Gjurgjevik të Madh ka qenë kërkesë e banorëve, të cilët janë shprehur të lumtur me përfundimin e këtij projekti dhe me cilësinë e punimeve./Klina.info/