Befason Zemaj, ‘jemi ndër 7 vendet më të suksesshme, që jemi duke menaxhuar më së miri pandeminë’

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim ekipin e ekspertëve të Institutit “Robert Koch”, pas takimit ata dolën në një konferencë për media, në të cilën u vlerësua puna që është bërë nga Kosova sa i përket COVID-19.

Zemaj ka thënë edhe një herë se secili qytetarë duhet të ruajë shëndetin e tij dhe të tjerëve përreth.

Ai e falënderoi edhe ekipin e ekspertëve për përvojat e tyre që kanë treguar për mjekët në vend.

“Kosova është njëra ndër shtatë vendet në botë që jemi duke menaxhuar më së miri pandeminë COVID-19, rastet klinike dhe numrin e vdekjeve. E shprehi gatishmërinë në emër të MSH-së dhe të Qeverisë së Kosovës që të vazhdojmë me një disiplinë për mbikëqyrjen e masave, do të punojmë më shumë që ta risimin kapacitetin human dhe atë të infrastrukturës”.

“Po ashtu do të angazhohem vazhdimisht që ekspertët tonë të shkojnë në klinika të huaja që të ndajnë përvojat. Këto përvoja do të shërbejnë që të përmirësohen puna dhe angazhimet e shërbimeve tona”.

“I falënderoj ekipin e ekspertëve të institutit për vizitën dhe interesimin që treguan”.

Përfaqësuesi i ekipit të ekspertëve të Institutit “Robert Koch ka deklaruar se e falënderojnë MSH-në, Qeverinë dhe të gjithë stafin shëndetësor për bashkëpunimin që kanë treguar në përballjen me pandeminë COVID-19.

“Për këto dy jave kemi vizituar klinika të ndryshme dhe jemi takuar me punëtor të shumtë shëndetësore që janë duke u ballafaquar me pandeminë, kanë bërë dhe janë duke bërë një punë të rëndësishme dhe shumë të mirë në këtë aspekt”.

“Po ashtu ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi”.

Zemaj si shenjë falënderimi dhe mirënjohje i ka dorëzuar “Hyjneshën në Front” përfaqësuesit të institutit.