Mbappe mund të flejë i qetë, Cavani nuk luan kundër PSG-së

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Edinson Cavani “nuk ndihej” gati për të luajtur në ndeshjen e parë për Manchester United në Champions League kundër ish klubit Paris Saint-Germain.

United do të luajnë të martën mbrëma në Parc de Princes, pak ditë pas triumfit 4-1 kundër Newcastle.

Kylian Mbappe i Paris Saint Germain ishte i ashpër me deklarata për Cavanin se nuk e njohin tashmë dhe se tani e kanë kundërshtar, pasi pritej të luajë kundër ish-klubit, por francezi mund të jetë i qetë, pasi uruguaiani nuk është gati.

Lajmin e ka konfirmuar Solskjaer.

“E donim edhe atë këtu (në Paris), por ai nuk ka luajtur që një kohë të gjatë”, tha Solskjaer për RMC Sport.

“Menduam se është më mirë për të që të vazhdojë të stërvitet, të përgatitet më mirë. Edi e di çfarë do dhe për çfarë ka nevojë. Ai nuk ndihet gati mjaftueshëm”