Protestojnë punëtorët shëndetësorë të Spitalit të Vushtrisë: Nuk po kemi ku t’i ndërrojmë rrobat

Punëtorët shëndetësorë të stafit të mesëm të Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” kanë protestuar sot.

Ata janë ankuar se po punojnë në kushte të papërshtatshme për t’u përballë me pandeminë e COVID-19.

Sipas tyre janë pak në numër dhe nuk po mund t’ia dalin që t’i kryejnë punët që u janë shtuar, pasi që në këtë spital tashmë trajtohen rastet vetëm për koronavirus.

“Nuk kemi hapësira as për t’i ndërruar rrobat”, janë shprehur ata.

Ankesë e tyre ka qenë se nuk janë duke u ndihmuar nga infermierët e qyteteve si Mitrovica dhe Skënderaj, ndërkaq aty trajtohen rastet e të infektuarve me koronavirus.