RRAHJE NË QENDËR TË PRISHTINËS: SHIKONI NDËRHYRJEN E POLICISË

Të shpeshta janë rastet e sulmeve fizike të cilat ndodhin anembanë vendit. Një e tillë mes disa personave ka ndodhur orët e vona të natës së kaluar në Prishtinë.

Saktësisht në afërsi të “Rilindjes” disa persona janë rrahur mes vete, teksa një femër tentonte që të afrohej për t’i ndarë.

Nuk dihet se pse erdhi deri tek kjo përleshje, por që u ndalua me ndërhyrjen e policisë.

Pjesëtarë të policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar rrahjen e këtyre të rinjve në qendër.